Një 20-vjeçar nga Gjakova ka humbur jetën tragjikisht, teksa po kthehej në vendlindje.
Sipas informacioneve për mediat, 20-vjeçari Enis Latifi kishte duke u kthyer nga emigrimi për të kaluar festat e fundvitit me familjen e tij, por fatkeqësisht humbi jetën në një aksident në Rumani.
Lajmin e ka bërë të ditur motra e tij, përmes një postimi në rrjetet sociale.









































