Google search engine

    Gati 6 pika në Tiranë për kryerjen e testit të shpejtë Covid, ja si do të funksionojë

    0
    205

    Prej kësaj të hënë 6 qendra shëndetësore në kryeqytet do të kryejnë testet e shpejta. Në një udhëzues sqarohet se testi i shpejtë do të kryhet në qendrat shëndetësore numër 2, 4, 6, 9, Kodër Kamza dhe Qyteti Studenti.

    Brenda një pike testimi do referojnë mjekët e familjes të 3-4 apo më shumë qendrave shëndetësore të ndara sipas udhëzuesit të Operatorit të  Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

    Kështu tek pika e ngritur për testin e shpejtë tek qendra shëndetësore nr. 4 do të kryejnë “rapid” test pacientët e qendrës shëndetësore nr.3,  4 dhe 7.. Ndërsa banorët e Paskuqanit, Kamzës, Bathores, Kodrës Kamëz, Bërxullës, Prezës dhe Vorës duhet ta kryejnë tek Qendra Shëndetësore e Kodër Kamzës.

    Të 6 qendrat shëndetësore që do të kryejnë testin e shpejtë do të kenë një dhomë të veçantë me logjistikën e duhur si dhe hyrje më vete për pacientët e dyshuar me Covid.

    Testi i shpejtë do të kryhet nga një infermier dhe një mikrobiolog. Ky test mund të kryhet 5-7 ditët e para të shfaqjes së shenjave klinike. Në rast se një person i dyshuar Covid ka më shumë se 7 ditë, ai do të referohet për tampon.

    Çdo pikë e testit të shpejtë do të kryejë afro 30 deri 70 të tilla në ditë nga ora 10:00-14:00.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here