Google search engine

    Efektivi i FNSH-së vritet nga djali i tij 7-vjeçar, zbardhen detaje nga ngjarja

    0
    318

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në Tiranë.

    Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është vrarë aksidentalisht me pistoletën e tij e të shërbimit nga djali i tij 7 vjeçar.

    Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik.

    “Dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjësi i policisë i FNSH-së, Roland Bicerri, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë”.

    Grupi Hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here