Google search engine
Home Politike Bledi Çuçi vizitë në shtëpinë e Klodian Rashës/ Ja çfarë iu tha...

Bledi Çuçi vizitë në shtëpinë e Klodian Rashës/ Ja çfarë iu tha familjarëve të 25-vjeçarit

0
344

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka vizituar sot  familjen e 25-vjeçarit të ndjerë Klodian Rasha, i cili u vra nga efektivi i policisë.

Në vizitën që ka zgjatur rreth 10 minuta, Çuçi është shoqëruar nga drejtori i SHÇBA, Muhamet Rumbullaku dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit. Çuçi shprehu mirënjohje për qëndrimin dinjitoz të familjes gjatë gjithë këtyre ditëve e në veçanti përgjatë ditëve të protestave.

Çuçi ka vetëm tre ditë që e ka marrë zyrtarisht detyrën, pas largimit të Sandër Lleshajt.

Lleshaj dha dorëheqjen pas vrasjes së 25-vjeçarit nga efektivi i policisë, i cili e ndoqi pranë banesës së tij, pasi e vuri re se kishte thyer orën policore. Vrasja që tronditi vendin u pasua nga protesta të dhunshme që zgjatën për 7 ditë.

Në familjen Rasha ka shkuar më herët Lleshaj dhe kryeministri Edi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here