Google search engine
Home Aktualitet “Autori i veshur me rroba ushtarake kishte dalë për gjah”/ Klodiana Lala...

“Autori i veshur me rroba ushtarake kishte dalë për gjah”/ Klodiana Lala nxjerr detajet e rënda të ekzekutimit të efektivit të FNSH-së dhe zbulon lëvizjen e tij urgjente pas krimit

0
290

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë publike detaje të reja mbi ekzekutimin e efektivit të FNSh-së në Shkodër, Xhulio Prela,

Klodiana Lala bën të ditur se Xhulio Prela sipas prokurorisë së Lezhës u vra pas një debati të çastit për dritat e gjata të makinës.

Autori kryesor i krimit është nga Fushë Kuqja dhe është larguar nga Shqipëria menjëherë pas ngjarjes.

Ai kishte dalë për gjah natën e krimit, më 5 dhjetor dhe është filmuar nga kamera e një karburanti kur ka furnizuar makinën 3 minuta para ngjarjes. Në pamjet e kamerave të sigurisë, autori rezulton i veshur me rroba ushtarake.

Po kështu mësohet se makina që kishte në përdorim është blerë nga shoku i tij N. Sherrniku në Krujë. Pronësia e makinës nuk ishte ndryshuar, por pronari ka treguar se ia kishte shitur atij. Ky i fundit ia kishte dhënë shokut të tij që kishte dalë për gjah natën kur edhe ndodhi vrasja.

Krimi i rëndë ndodhi duke u gdhirë 5 dhjetori në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush, teksa 26-vjeçari u gjet i vrarë në makinën e tij tip “Volkëagen” .

Sot Policia e Lezhës deklaroi se ka zbardhur ngjarjen, ku mbi bazën e provave të grumbulluara u identifikuan dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Pasditen e djeshme, policia vuri në pranga njërin prej autorëve të dyshuar të vrasjes N. Sh si dhe shpalli në kërkim bashkautorin tjetër, shtetasin me iniciale B.M., i cili mësojet se është kushëriri i Ervis Martinajt.

Ky i fundit është një emër i njohur për autoritetet shqiptare pasi ka qenë i përfshirë në vrasjen e regjistruar më datë 4 tetor në zonën e ish-Bllokut. Biznesmeni mbeti i plagosur në qafë, ndërsa u vra miku i tij Fabiol Gaxha dhe mbeti i plagosur rëndë Eljon Hato.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here