Arjoni i “Përputhen” ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave së fundmi pas publikimit të fotos me Anën. Ai shprehet i penduar që zgjodhi Anën para Teas dhe tregon se ra pre e Anës.
“Unë e bëra atë veprim që të mos ketë viktima të tjera si unë, të mos bien pre e një vajze të zgjuar, sepse është e zgjuar, është e bukur, femër tërheqëse. Shumica e meshkujve bien shumë kollaj pre e këtyre femrave.
Jam bërë pishman që kam bërë zgjedhje shumë të shpejta duke shkuar tek Ana prej tërheqjes fizike. Kam humbur një femër shumë me vlera si Tea. Humba të mirën Tean, për të keqen”, tha Arjoni në një intervistë për “Prive”.









































