Google search engine
Home Bota Panik në avion! Tmerrohen pasagjerët, humb jetën personi i prekur me Covid-19

Panik në avion! Tmerrohen pasagjerët, humb jetën personi i prekur me Covid-19

0
359

Një pasagjer i infektuar me Covid-19 ka ndërruar jetë në avion.

Ai kishte plotësuar një formular para se të futej në avion, duke pretenduar se po ndihej mirë. Avioni që po fluturonte nga Orlando në drejtim të Los Angeles ka bërë ulje emergjente në New Orleans, për shkak se pasagjeri kishte nevojë për asistencë mjekësore. Ai menjëherë u dërgua në spital ku edhe është shpallur i vdekur.

Disa përdorues të rrjeteve sociale që ishin me të në avion, kanë shkruar se gruaja e të ndjerit kishte pasur simptoma të COVID-19, përfshirë humbjen e shijes dhe aromës, megjithatë United Airlines këmbëngul se pavarësisht pretendimeve nuk ka asgjë të konfirmuar zyrtarisht se burri që ka humbur jetën ishte i infektuar me COVID-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here