Mungesa e madhe Partizanit në ditën e sotme ndaj Bylisit është Ilir Daja. Trajneri i skuadrës kryeqytetase është izoluar për shkak të disa problemeve shëndetësore, por klubi nuk ka marrë ende konfirmimin se tekniku është i infektuar me COVID-19, vendimi u mor si masë parandaluese.
Në ndeshjen kundër ballshiotëve, në pankinë kanë drejtuar asistentët e tij, Reinaldo Kalari dhe Artim Pollozhani.
“FK Partizani njofton se traineri Ilir Daja do të mungojë sot në takimin Partizani – Bylis i vlefshëm për javën e 9 të kategorisë superiore dhe ekipi do të drejtohet nga ndihmësit e tij Pollozhani, Kalari dhe Bozhiqi. Traineri Daja ka patur disa shqetësime gastrointestinale të shoqëruara me një gjendje të lehtë virale. Duke ju përmbajtur dhe respektuar protokollet e sigurisë shëndetësore në këtë situatë të pandemisë së covid 19 Daja është vetëizoluar në shtëpi. Klubi i uron shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në drejtimin e skuadrës trainerit Ilir Daja”, shkruante klubi.






































