Google search engine
Home Sport Duka ndryshon statutin për të evituar rivalët në garë, e shndërron FSHF-në...

Duka ndryshon statutin për të evituar rivalët në garë, e shndërron FSHF-në në ndërmarrje private

0
332

Federata Shqiptare e Futbollit pati dje një mbledhje të veçantë, e cila duhet të ishte një analizë e fundvitit për ecurinë e futbollit, por u shndërrua në një mbledhje të jashtëzakonshme të anëtarëve të asamblesë që bënë ndryshime statutore, që regjistrojnë një skandal, një turp dhe një regres për FSHF-në dhe futbollin. Nëpërmjet mekanizmit të ndryshimit statusor, u është hequr e drejta të kandidojnë për president shumë figurave, për të lënë në përjetësi në krye të futbollit, “Sulltanin” aktual të futbollit shqiptar, Armando Dukën. Me ndryshimet statusore, Duka u heq mundësinë të kandidojnë njerëzve që janë marrë me politikë, edhe pse mund të mos jenë në detyrë në momentin e kandidimit, përjashton ata që nuk janë rezidentë në Shqipëri, vendos kritere që në vetvete janë cenim i të drejtave të njeriut në formatet e së drejtës për të zgjedhur dhe të zgjidhen. Rast flagrant, i padëgjuar ndonjëherë dhe këtë mund ta bëjë vetëm një njeri i etur për pushtet të pakufizuar në krye të futbollit, njei që ka vëllain e përfshirë ethshëm në politikë dhe njeriu që ka gati dy dekada bë krye të FSHF-së. pas këtij momenti, futbolli shqiptar mund të shndërrohet në Sulltanat, dhe Sulltani është vetëm ai, Armando Duka

Ndryshimi i statutit

FSHF bëri ndryshime në statut në mënyrë të paprecedentë, mbi kriteret e përzgjedhjes dhe kualifikimit të kandidatëve për president. Në mënyrë të papritur, për herë të parë shfaqet mes kritereve edhe banimi i përhershëm në Shqipëri apo ajo e pranisë në një parti politike apo në rolin e një funksionari politik. Mjafton një nga pikat e statutit për vlefshmërinë e kandidaturave të presidentit apo anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, ku thuhet për kandidatët “Nuk duhet të jenë apo të kenë qenë, deputetë, kandidatë për deputetë, anëtarë të organeve drejtuese në ndonjë parti politike, ose funksionar politik në 5 vitet e fundit”, për të kuptuar se një nismë që qartësisht merr udhë nga zgjedhjet e kaluara në FSHF ku poltroni i Dukës u drodh nga kandidatura e Bashkim Finos e sigurisht që ai nuk do të dëshironte që të kishte përsëri kandidatë të tillë përballë, sidomos në një periudhë kur nuk gëzon shumë besim në komunitetin e futbollit që po mundohet me çdo mënyrë që ta nënshtrojë. Një kriter i cili aplikohet edhe për Komitetin Ekzekutiv e që tani nxjerr nga gara një nga të besuarit e tij në këtë organ, funksionarin e PD, Enkelejd Alibeaj, ndërsa “shpëton” Vasil Bicin, të cilit i ka kaluar periudha 5-vjeçare që kur kandidoi për deputet për të njëjtën forcë politike.

Nenet e zgjedhjes së presidentit

Neni që flet për zgjedhjen e presidentit strukturohet në 6 pika, ku padyshim, pika f është ajo që përjashton në mënyrë të prerë të gjithë ata që janë marrë me politikë, duke qenë ndoshta një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. Neni 8 i statutit thotë: për zgjedhjen e Presidentit, anëtarëve të tjerë të Komitetit Ekzekutiv, kryetarët, nënkryetarët, dhe anëtarët e komisioneve të pavarura, kandidatët ose kandidatet duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme: a-Të jetë shtetas shqiptar dhe me banim të përhershëm në Shqipëri. b –Të mos jetë dënuar për një krim të rëndë, përfshi veprën penale të parashikuar nga neni 197/1 i Kodit Penal ose të jetë rehabilituar sipas legjislacionit penal në Republikën e Shqipërisë, si dhe të mos jetë i dënuar për trukim ndeshjesh nga organet e FIFA-s, UEFA-s dhe FSHF-së. c- Të japë një deklaratë me shkrim që heq dorë nga funksionet e tij brenda FSHF-së dhe/ose anëtarëve të saj nëse zgjidhet. d- Të jetë nën 70 vjeç në datën e mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore. e –Të jetë i kualifikuar për rolin. f – Nuk duhet të jenë apo të kenë qenë deputetë, kandidatë për deputet, anëtarë të organeve drejtuese të ndonjë partie politike, ose funksionar politik në 5 vitet e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here