Google search engine
Home Bota Boris Johnson shtrëngon masat kufizuese në Angli: Nuk mund të kemi Krishtlindjet...

Boris Johnson shtrëngon masat kufizuese në Angli: Nuk mund të kemi Krishtlindjet që kishim planifikuar…

0
235

Për Londrën dhe një pjesë të madhe të jug-lindjes së Anglisë Krishtlindjet do të kalojnë me masa të shtrënguara kufizuese.

Shtrëngimi i masave i vendosur nga Kryeministri Boris Johnson motivohet nga fakti që mutacioni i ri i koronavirusit të gjurmuar në Anglinë jug-lindore qarkullon më shpejt.

Chris Whitty, i cili është kreu i autoritetit shëndetësor në Angli ka saktësuar se nuk është ende e qartë nëse kjo formë e re e COVID është më vdekjeprurëse apo jo.

“Me keqardhje duhet të njoftoj se nuk mund të kemi Krishtlindjet që kishim planifikuar”, tha kryeministri Johnson, duke njoftuar masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga nesër për dy javë.

Kryeqyteti britanik është përfshirë brenda një niveli të ri alarmi anti-covid, i cili parashikon ‘rri në shtëpi’ gjatë pushimeve.

Këto masa shtrënguese nuk do të lejojnë që qytetarët të shkojnë tek miqtë për të festuar, të gjitha dyqanet të cilat tregëtojnë produkte jo thelbësore do të qëndrojnë të mbyllura.

“Virusi duket se po qarkullon më shpejt për shkak të një mutacioni të ri, nuk ka prova të rritjes së vdekshmërisë por duket se po përhapet më shpejt. Kjo është gjithçka që dimë, por duhet të veprojmë tani”, shpjegoi Johnson në një konferencë shtypi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here