Google search engine

    Shpërblimi për pensionistët, ja kur nis shpërndarja

    0
    244

    Nga Erblina Mile 

    Në fillim të javës së ardhshme në të gjitha pikat ku merret  pensioni do të nisë edhe shpërndarja e bonusit prej 5 mijë lekësh. Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore  Astrit Hado shprehet se shpërndarja do  të jetë sipas datave që pensionistët tërheqin pensionin.

    “Jemi gati që javën tjetër të fillojë shpërndarja nga posta dhe banka”, thotë ai.

    Të gjithë kategoritë që trajtohen janë të përfshirë në përfitimin e këtij bonusi prej 5 mijë lekësh”, thekson ai.

    Për të shmangur  radhët    për shkak të pandemisë është vendosur që shpërblimi prej 5 mijë lekësh mund të jetë i vlefshëm për tu tërhequr deri  36 muaj  më pas.

    Për  të mbuluar shpërblimin e pensionistëve për fundvit qeveria ka miratuar një fond prej 3.4 miliardlekësh.Në total bonusin e përfitojnë   677 mijë pensionistë në të gjithë vendin.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here