Google search engine
Home Aktualitet Rama: Policia që “sposton” protestuesit përfaqëson shtetin

Rama: Policia që “sposton” protestuesit përfaqëson shtetin

0
264

Ka disa protesta të kryera nga qytetarët përgjatë dekadave te fundit disa prej tyre i citoi edhe kreu i qeverisë Edi Rama duke deklaruar se e drejta e protestës është demokratike dhe shpesh herë duhet të na bëjnë të reflektojmë.

Por Rama theksoi se në shumë raste protestat vijnë si vullnet i pakicës për t’iu impnuar shumicës dhe qeverisë duke shkelur edhe të drejtat e Policisë së Shtetit e cila sipas tij nëse ndërhyn për të neutralizuar turmën, përfaqëson shtetin.

“Qeveria e ka dëgjuar zërin e qytetarëve dhe jo në pak raste ka reflektuar. Kjo mbase nuk është shumë por nuk është pak. Po të keni parasysh traditën mbi të cilën ne e kemi nisur punën tonë. Armët kimike, studentët. pagesa e kuksianëve për Rrugën e Kombit, protesta e Ballshit janë disa shembuj që të gjithë mund t’i kujtojmë që janë kuptimplotë për shkallën e dëgjueshmërisë. Disa thanë se qeveria u tërhoq në rastin e Kukësit sepse u tremb nga dhuna e ushtruar nga një falangë e nxitur politikisht, Në fakt qeveria reflektoi sepse ne kuptuam se ishin gabim llogaritë tona. Për mua është e rëndësishme të bëhet gjithmonë gjëja e drejtë dhe jo të ketë të drejtë vetëm qeveria. Qeveritë ndryshojmë në këtë pikë me ato që bëjnë sikur i diskutojnë kërkesat dhe atyre që as e marrin mundimin t’i dëgjojnë.

Kjo qeveri nuk e ka diskutuar kurrë të drejtën e protestës dhe çdo protestues është respektuar maksimalisht. Ndonjëherë respektimi i të drejtës së protestës ka sjellë shkeljen e të drejtave të të tjerëve. Në Unazën e re e drejta e protestës është ushtruar në interes të një grupi ndërkohë që është shkelur e drejta e numri të madh qytetarësh për të qarkulluar lirisht, është shkelur dhe e drejta e zhvillimit të projektit. Apo në rastin e  teatrit ku një pakicë e lidhur me fije politike përdori protestën për t’iu imponuar shumicës, qeverisë dhe bashkisë duke marrë peng pronën e përbashkët publike dhe shtetërore të teatrit për dy vjet me radhë dhe duke vonuar me forcë zhvillimin e një projekti. Nuk ka qenë dobësi nga ana jonë për të kuptuar deri në fund arsyet por edhe të kërkosh përmes kohës një zgjidhje të arsyeshme edhe me ata.

Në dy rastet që përmenda për shkak të ekzekutimeve të vendimeve që qeveria ka të drejtën t’i ekzekutojë me ligj dhe zakon, qeveria u akuzua për dhunë ndërkohë që në asnjë vend demokratik nuk bën vaki ndryshe. Ka gjithmonë një kohë për të diskutuar dhe për të vendosur fundin, në ndonjë rast në favor të protestuesve ose në favor të qeverisë për të vendosur në bazë të mandatit që ka nga shumica. Në Shqipërinë e këtyre 7 viteve nuk ka ndodhur asgjë ndryshe në sjelljen e qeverisë në krahasim me vendet demokratike, por si në asnjë vend tjetër partisë politike kanë ushtruar dhunë jo njëherë por me muaj e muaj. Apo ka ndodhur që është bërë thuajse si një e drejtë e ligjshme që polici mund të preket me dorë.

Asnjë polic nuk dëshiron që të kapë një qytetar me dorë për ta spostuar nga një vend në një vend tjetër. Dhe kur e sposton nuk e ka për krahu sikur po dalin për të pirë kafe por kur kjo është e nevojshme, është e nevojshme. Në atë rresht punonjësish policie nuk vihen aty përballë sepse duan apo se i ka nxjerrë dikush, por sepse aty i kërkon ligji. Ata janë shteti aty. Nuk janë ca individë mbi të cilët mund të ushtrohet forcë. Duke referuar pamjeve që mbështesin akuzat absurde për terror policor në Shqipëri duke synuar dhunën kundër policisë së Shtetit me qëllimin e përmbysjes së regjimit. Cilit regjim?

 Policia ka ende shumë për të bërë, për ta shtrirë sjelljet e vet personale dhe qytetare duke e bërë atë sjellje konstate 24 orë në 7 ditë të javës. Por mendimi se me ata mund të sillesh si të duash ka krijuar idenë e gabuar se mund t’i bëjnë policit çfarë të duan dhe polici nuk mund të reagojë eshte e gabuar”, tha Rama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here