Google search engine

    Pistoleta mban peng hetimet për vrasjen Klodian Rashës

    0
    232

    Dinamika e vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha është zbardhur plotësisht, ndërsa mbetet ende e pa qartë për grupin hetimor pistoleta që u gjet në një pellg me ujë larg vendit të ngjarjes.

    Për këtë në Prokurorinë e Tiranës u mblodh sërish grupi hetimor në një takim që zgjati më shumë se tre orë, bashkë me zyrtarët më të lartë të shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave.

    Arma e zjarrit tip mini Glok u gjet në orët e para të 8 Dhjetorit, ndërsa pas verifikimit të gjurmëve të gishtërinjve rezulton se ajo nuk I përket as viktimës as efektivit të shqiponjave.

    Mësohet se, hetuesit janë në pritje të përgjigjes së disa gjurmëve biologjike të gjetura në të për të parë më pas se e kujt është kjo armë.

    Një tjetër element që ka vështirësuar hetimet është edhe mungesa e kamerave të sigurisë në vendin ku ajo u gjet. Sakaq prokuroria ka rindërtuar dinamikën e vrasjes së Klodian Rashës, që nga ndjekja dhe deri tek momenti kur u qëllua.

    Në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja, një prej plumbave ka prekur në garazhin e rrugicës ku u qëllua i riu dhe tjetri në trupin e viktimës.

    Të dy plumbat janë qëlluar në një lartësi nga 120 deri 150 centimetra dhe kjo për hetuesit shpjegon faktin se efektivi Nevaldo Hajdaraj ka qëlluar në pjesët e sipërme të trupit dhe jo në gjymtyrët e poshtëm.

    Për këtë pritet që akuza ndaj tij të rëndohet nga vrasje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme në vrasje me dashje.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here