Është qëlluar për vdekje në një tualet lokali në Puerto Vallarta, ish-guvernatori i shtetit meksikan të Jalisco.
Sipas mediave të huaja, mësohet se ai u qëllua pas shpine nga një person që ende nuk është identifikuar.
Aristóteles Sandoval ishte duke darkuar me katër persona të tjerë kur rreth orës 1.40 të së Premtes ai u ngrit nga tavolina dhe shkoi në tualet. Në tualet ai është qëlluar pas shpine më armë tha prokurori i përgjithshëm i shtetit, Gerardo Octavio Solís.
Mediat e huaja raportojnë se si pasojë e ngjarjes Sandoval mbeti i plagosur, por kur truprojat e tij u përpoqën ta merrnin nga restoranti ta nisnin në spital, ata u bllokuan nga shumë njerëz të armatosur në rrugë jashtë, të cilët hapën zjarr, duke plagosur rëndë një nga truprojat.
Më pas ish-guvernatori ndërroi jetë në një spital lokal. Sandoval kishte 15 truproje policie, por vetëm dy ishin me të gjatë sulmit.
Sipas Solis, stafi në restorant pastroi skenën e krimit, duke hequr gjak dhe gëzhoja plumbash dhe duke fshirë videon e sulmit.
“Nuk ka të dhëna, ata praktikisht e pastruan vendin të pastër”, tha Solis për Televisa. Ai tha se tetë deri në 10 të dyshuar ishin të përfshirë në sulm, por nuk tregoi se kush ishte përgjegjës.
Andrés Manuel López Obrador, presidenti meksikan, ofroi ngushëllime dhe u zotua të kapte dhe të çonte para drejtësisë autorët e krimit.
Por López Obrador, i njohur si Amlo, tha se hetimi ishte përgjegjësi e prokurorëve të shtetit. Normalisht, krimet e profilit të lartë që mund të përfshijnë një kartel droge merren nga prokurorët federalë.








































