Ministria e Brendshme greke ka dhënë një lajm të mirë.
Ajo ka vendosur të shtyjë deri në datën 31 mars të vitit 2021, afatin e lejeve të qëndrimit që skadonin në datën 31 korrik të 2020-ës dhe lejet që skadonin ose do të skadojnë nga 1 gushti-31 marsi i 2021-shit do të shtyhen edhe për 8 muaj të tjerë nga dita e skadencës së tyre.
Burime qeveritare greke thanë se po merren masa që edhe emigrantët që jetojnë në vend të trajtohen njësoj si vendasit jo vetëm nga ana financiare, por edhe përsa i përket pajisjes me dokumente, ndaj edhe për ta janë marrë masa lehtësuese për përballimin e efekteve të Covid-19.
Po ashtu, edhe përfaqësitë diplomatike shqiptare në Greqi kanë hapur sportelet e tyre dhe u mundësojnë emigrantëve shërbim edhe me dy turne, me qëllim pajisjen sa më të shpejtë të tyre me pasaporta dhe karta identiteti.










































