Google search engine

    Durrës/ Banoret presin në shkallët e prefekturës për lekët e tërmetit, harrohet distanca

    0
    293

    24 orë afat! Kjo ishte fjali që detyroi qytetarët që të thyejnë rregullat e Covid-19 dhe të mblidhen para godinës së Profektuar për të bërë aplikimet, se janë të prekur nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit të kaluar.

    Burime për Abcnews, bëjnë me dije se radhë të gjata qytetarësh po presin në shkallët e godinës.

    Mësohet se janë qindra qytetarë të cilët presin prej orëve të mëngjesit për të aplikuar për pagesën e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

    Në radhë janë dhe qytetarë të moshave të ndryshme, kryesisht të moshuar që presin në radhë pa distancë fizike, e një pjesë e tyre edhe pa maska. Rihapja për aplikime u bë mbrëmjen e djeshme dhe nuk dihet nëse do të ketë shtyrje afati.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here