Detaje të reja janë zbardhur nga jeta e djalit të çiftit shqiptar që u gjetën të masakruar në Itali.
Sipas” Report Tv”, Taulant Pasho bënte një jetë luksoze.
Prindërit e 33-vjeçarit shkuan ta takonin tek dera e burgut në 2015-ën. Nga ai moment Shpëtim dhe Teuta Pasho u zhdukën për t’u gjetur të pajetë 5 vite më vonë në afërsi të burgut ku doli i biri
Por, zhdukja e prindërve s’ka shqetësuar aspak të birin, i cili sot është i kërkuar në Itali dhe Shqipëri si personi i fundit që i takoi ata. Ndërkohë, dy vite më pas në 2017 ai ka qëndruar i fshehur në Vlorë, teksa bënte një jetë luksoze.
Ky i fundit, duket krejt i pa shqetësuar teksa shijonte ujërat e detit Jon në Vlorë në shoqërinë e miqve në motor uji. Por në të njëjtën periudhë ai rezulton se ishte në kërkim nga policia italiane, pasi kishte thyer një urdhër arresti shtëpie në vitin 2016.
Pasho ishte arsyeja që prindërit e tij Shpëtim dhe Teuta morën rrugën drejt Italisë për ta takuar teksa ai do dilte nga burgu. Nga ai moment prindërit e tij humbën kontaktet duke mos u kthyer më në Shqipëri. Disa ditë më parë prindërit e tij janë gjetur në 4 valixhe të shpërndara në zonën e burgut ku doli Taulant Pasho.
Në rrjetin e tij social nuk mungojnë fotot ku tregohet jeta luksoze dhe qentë pitbull, të cilët ai në Itali i përdorte si roje të drogës.