Plot 120 gjyqtarë dhe prokurorë pranë gjykatave të Shkallës së Parë do i nënshtrohen vetingut gjatë vitit 2021. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka hedhur shortin për emrat e radhës, ndërsa gazeta ka siguruar listën e plotë me të gjithë emrat që do të futen në skaner. Shumica nuk janë të njohur, por ka dhe nga ata që kanë bërë bujë në media. Edhe pse u shkarkua pak ditë më parë nga KLGJ. Në listë figuron Markelian Kuqo, gjyqtari i Korçës. Tjetër emër është gjyqtari Rasim Doda, i cili është ndjekur penalisht për korrupsion. Në listë ka dhe shumë emra të tjerë. Secili prej tyre do i nënshtrohet verifikimit në të tria nivelet, atë të pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit raporton se për periudhën janar-shtator 2020 ka dhënë 75 vendime gjithsej, nga të cilat: 26 vendime konfirmimi në detyrë për 19 gjyqtarë dhe 7 prokurorë; 27 vendime shkarkimi nga detyra për 22 gjyqtarë dhe 5 prokurorë; 21 vendime për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit të 14 gjyqtarëve, 4 prokurorëve, 1 këshilltari ligjor dhe 2 ish-inspektorëve në ish-KLD; 1 vendim pezullimi nga detyra të një gjyqtari dhe detyrim për ndjekjen e Shkollës së Magjistraturës për 1 vit.
Të shkarkuarit bëhen avokatë
Ajo që bie në sy është se ata që shkarkohen nga vetingu, përveçse nuk hetohen dhe dënohen, po bëhen avokatë. Edhe pse Dhoma e Avokatisë kërkoi pezullimin e licencave për shumë prej tyre, shumica e vijojnë punë sepse kanë pasur licenca që më herët. Sipas të dhënave të QKB ka pasur një bum të madh licencimesh në muajt e fundit. Në listën e siguruar nga gazeta bie në sy se ka shumë emra të njohur. I pari që i është futur botës së avokatisë është Bashkim Dedja. Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese ka kaluar fazën e parë të vetingut, por ngeli në Apel për shkak të problemeve me pasurinë. Një shtëpi e tij në plazh i hapi shumë probleme, pasi ai u shpreh se ajo është në pronësi të të vëllait, ndërsa rezultonte se faturat e dritave dhe ujit ishin në emër të gjyqtarit. Tjetër emër është ish-gjyqtari i Tiranës, Artan Lazaj. Ai u shkarkua nga detyra në janar të vitit 2019 me vendim të formës së prerë nga KPA. Artan Lazaj ka ushtruar detyrën e gjyqtarit si dhe të kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës në vitet 2003-2009. Në vitin 2009, ai është zgjedhur anëtar i KQZ, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në vitin 2012. Në dhjetor 2012, Lazaj u rikthye në gjyqësor përmes një dekreti të Presidentit të Republikës, i cili e emëroi atë në Gjykatën e Tiranës. Po ashtu në lista ka emra si: Adriatik Cama, Antoneta Sevdari, Rovena Gashi, Ramadan Troci, etj. Sipas të dhënave të QKB shumica e zyrave të avokatisë janë hapur gjatë viteve 2019 dhe 2020.
Të dorëhequrit
Përveç emrave që janë shkarkuar nga vetingu, janë dhe 5 të tjerë që janë dorëhequr nga detyra dhe i janë futur fushës së avokatisë. Arjana Fullani, ish-anëtare e Gjykatës së Lartë dhe bashkëshortja e Ardian Fullanit rezulton sipas QKB që ka hapur zyrë avokatie. Ajo u dorëhoq nga sistemi i drejtësisë dhe për pasojë i shpëtoi dhe vetingut. Një tjetër emër është Mirela Fana, edhe kjo ish-anëtarë e Gjykatës së Lartë. Në QKB rezulton se ajo është bërë bashkëpronare në zyrën e avokatisë së bashkëshortit. Mes emrave është dhe ai ish-kryeprokurorit të Tiranës Petrit Fusha. Edhe ai ka hapur zyrë avokatie. Ajo që bie në sy është se Bashkimi Europian në progres raportin e fundit kërkon që të nisin hetimet ndaj të ngelurve në veting, pasi pretendohet se pasuria e tyre është e paligjshme dhe prokuroria duhet të vihet në lëvizje. Momentalisht vetëm 28 vetë janë në hetim nga 117 të ngelur në total. Nga ana tjetër ka një pikëpyetje pasi neni 13 i ligjit për avokatinë ka një përcaktim që disi e ndalon që të shkarkuarit në veting të bëhen avokatë.
Ja gjyqtarët e prokurorët që do të hyjnë në veting
1. Ardiana Bera ,gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
2. Juljan Haxhiu, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
3. Vjollca Spahiu, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
4. Bezart Kaçkini, gjyqtar në Gjykatën Administrative Tiranë
5. Nafie Hasko, gjyqtar në Gjykatën Administrative Tiranë
6. Gentian Hamiti, gjyqtar në Gjykatën Administrative Tiranë
7. Anila Karanxha, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
8. Flamur Kapllani, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
9. Adriatik Bocaj, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
10. Alma Kodraliu, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
11. Fatime Deçolli, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
12. Elda Vrioni, gjyqtar në Gjykatën Administrative Tiranë
13. Afërdita Maho, gjyqtar në Gjykatën Administrative Tiranë
14. Avni Sejdi, gjyqtar në Gjykatën Administrative Tiranë
15. Sokol Shehu, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër
16. Genti Dokollari, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë
17. Ejona Lazellari, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier
18. Ëngjëllushe Tahiri, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë
19. Diamela Goxha, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat
20. Qani Hasa, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan
21. Tonin Stërkaj, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër
22. Mirela Mishgjoni, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë
23. Luljeta Kola, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë
24. Nertila Kape, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër
25. Gilda Hoxha, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër
26. Esmerilda Habili, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë
27. Luljeta Kolonja, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec
28. Herila Çela, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë
29. Petraq Curi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës
30. Sami Ujkashi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë
31. Pajtime Fetahu, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan
32. Zamira Vyshka, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan
33. Markelian Koça, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës
34. Seladin Pysqyli, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë
35. Mimoza Margjeka, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës
36. Matilda Fetahu, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan
37. Yrfet Shkreli, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet
38. Ersida Bajgora, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë
39. Hektor Sinanaj, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë
40. Artan Hajredinaj, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë
41. Murat Lleshi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mat
42. Rasim Doda, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë
43. Maksim Qirjazi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë
44. Sonjela Voskopi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë
45. Idush Maliqi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan
46. Hasan Selimi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër
47. Besnik Maho, ish-gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec
48. Markelian Kuqo, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë
49. Elena Pelushi, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Durrës
50. Gentian Habazaj, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Berat
51. Albert Kuliçi, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Vlorë
52. Xhemal Saliu, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Vlorë
53. Kujtim Bashaj, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Durrës
54. Flora Çela, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Vlorë
55. Ndriçim Troplini, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Durrës
56. Aurel Zarka, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Vlorë
57. Erjon Shqarri, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Vlorë
58. Ilir Hoxha, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Sarandë
59. Elona Alvora, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Vlorë
60. Rifat Kojku, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Dibër
61. Madrid Kullolli, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Durrës
62. Petrit Vukaj, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Fier
63. Fahrije Vata (Gjana), prokuror në Prokurorinë e Rrethit Kukës
64. Ornela Rrumbullaku, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Kavajë
65. Erida Kamka (Kokonozi), prokuror në Prokurorinë e Rrethit Elbasan
66. Abaz Muça, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Mat
67. Lazër Çardaku, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Shkodër
68. Françeskina Lekani, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Shkodër
69. Elion Mustafaj, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Vlorë
70. Ollga Visi, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Korçë
71. Irena Qeleshi (Çunoti), prokuror në Prokurorinë e Rrethit Korçë
72. Olgert Rumnici, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Berat
73. Arbër Berexha, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Elbasan
74. Milan Laskaj, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Elbasan
75. Erion Çelaj, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Vlorë
76. Dorian Tafili, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Fier
77. Ritvan Suka, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Elbasan
78. Bledar Mustafaraj, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Elbasan
79. Suela Beluli, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Fier
80. Anton Pali, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Vlorë
81. Urim Buci, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Dibër
82. Belina Zeneli (Kryemadhi), prokuror në Prokurorinë e Rrethit Dibër
83. Përparim Vukaj, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Lezhë
84. Afrim Shehu, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Durrës
85. Erjon Shehaj, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Lezhë
86. Edmond Koloshi, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Durrës
87. Arben Agovi, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Lezhë
88. Arjan Muça, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër
89. Xheljan Seferi, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Elbasan
90. Gëzim Copa, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Kavajë
91. Agron Bushati, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Shkodër
92. Gëzim Veizi, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Durrës
93. Arben Smaçi, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Shkodër
94. Aida Cakaj, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Fier
95. Durim Bedini, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Kavajë
96. Oltiana Gjoni (Çifliku), prokuror në Prokurorinë e Rrethit Durrës
97. Anila Bebeci, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Durrës
98. Teuta Rrudha, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Durrës
99. Xhevahir Lita, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Shkodër
100. Eranda Laze, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Vlorë
101. Bardhyl Shehu, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Kurbin
102. Merita Qorri (Selimi), prokuror në Prokurorinë e Rrethit Lushnjë
103. Andi Pogaçe, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Fier
104. Pranvera Stafa (Selita), prokuror në Prokurorinë e Rrethit Elbasan
105. Elidon Hysenaj, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Sarandë
106. Rovena Zoto (Bozo), prokuror në Prokurorinë e Rrethit Lushnjë
107. Zena Lila, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Elbasan
108. Petref Asllani, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Elbasan
109. Platin Aliçko, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Elbasan
110. Mustafa Turku, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Elbasan
111. Neritan Hoxha, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Elbasan
112. Rajmonda Berisha, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Elbasan
113. Dritan Gripshi, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Berat
114. Shyqyri Duro, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Kavajë
115. Dashnor Nure, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Korçë
116. Hektor Mushi, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Elbasan
117. Sabri Kastrati, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Lezhë
118. Pranvera Gruda, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Durrës
119. Aurel Celibashi, ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative Tiranë
120. Klerona Meci, ndihmëse ligjore në Prokurorinë e Përgjithshme