Google search engine
Home Bota Lufta kundër koronavirusit/ SHBA merr vendimin urgjent, Anthony Fauci zbulon çfarë pritet...

Lufta kundër koronavirusit/ SHBA merr vendimin urgjent, Anthony Fauci zbulon çfarë pritet të ndodhë sot

0
250

Dr. Anthony Fauci njoftoi pasditen e djeshme se vaksina e prodhuar nga Moderna për koronavirusin mund të marrë aprovim për përdorim urgjent nga FDA të ditën e sotme.

Një panel këshilltarësh dhe ekspertësh të Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) do të mblidhen për të diskutuar nëse do të rekomandojnë që agjencia të autorizojë vaksinën e dytë për amerikanët.

“Nesër, FDA me shpresë do të marrë një vendim nëse vaksina e Moderna do të marrë ose jo një autorizim për përdorimi urgjent”, tha Fauci pëe CNBC .

Vaksina e Pfizer nuk iu dha drita jeshile për më shumë se 24 orë pasi i njëjti panel rekomandoi miratimin e saj në fund të takimit të së enjtes së kaluar.

Kjo shkaktoi zemërimin dhe zhgënjimin tek amerikanët, përfshirë Presidentin, shefi i stafit i të cilit Mark Meadows thuhet se ka kërcënuar zyrtarë të FDA që të përshpejtonin miratimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here