Google search engine
Home Aktualitet Koronavirusi, Rakacolli: Vaksina do të jetë e garantuar

Koronavirusi, Rakacolli: Vaksina do të jetë e garantuar

0
264

Mira Rakacolli, shefja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, eshte shprehur se vaksina do të jetë e sigurt dhe e garantuar.

“Vaksina që do të marrim do të jetë patjetër e sigurtë dhe do të ketë patjetër garancinë nga një nga agjencitë farmaceutike të mirënjohura, si FDA në Amerikë apo EMA në Evropë. Po përpiqemi në disa drejtime. E rëndësishme është që vaksina do të vijë brenda 3 muajve të parë të vitit që vjen”, deklaroi Rakacolli.

Në lidhje me mënyrën se si do të veprohet me shkollat, Rakacolli u shpreh se gjithçka do të varet nga situata që do të kemi në janar.

“Do të shohim në mesin e janarit sepse kjo pandemi na ka mësuar që nuk mund të bësh parashikime afatgjata”, tha Rakacolli.

“Kemi shtim të numrit të rasteve, por është situatë e qëndrueshme. Nuk kemi rritje eksponenciale si në vendet e tjera të botës. Numri i shtrimeve në spital po vjen në ulje dhe për këtë arsye themi që për momentin, masat e marra, janë të justifikuara. Nëse do të ketë shtim rastesh, do të ketë masa të reja në përputhje me dinamikën e shtrimeve në spitale”, shtoi Rakacolli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here