Google search engine
Home Politike Ja sa vota morën Çuçi dhe Ekonomi në Kuvend

Ja sa vota morën Çuçi dhe Ekonomi në Kuvend

0
229

Me 97 vota pro, 4 kundër dhe 5 abstenim Kuvendi miratoi sot dekretin e Presidentit Meta për emërimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi.

Ndërsa me 101 vota pro, Kuvendi miratoi shkarkimin e Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm.

Emrat e dy ministrave të rinj u dekretuan sot pa vonesa nga Presidenti Ilir Meta dhe Kuvendi i futi ato në rendin e ditës, pasi kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se ata duhet ta marrin detyrën sa më shpejt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here