Google search engine
Home Aktualitet Teatri Kombëtar, me premierat e shfaqjeve teatrore që nga 2014 në programin...

Teatri Kombëtar, me premierat e shfaqjeve teatrore që nga 2014 në programin online

0
402

Teatri Kombëtar ashtu si dhe të tjerë institucione të artit nuk po zhvillon aktivitetin artistik në skenë për shkak të rregullave, që janë vënë këtë kohë nga pandemia. I gjendur në këto kushte institucioni më i rëndësishëm teatror në vend, këtë muaj të fundit të vitit do të vijë me disa aktivitete artistike online. Në njoftimi e tij, Teatri Kombëtar shprehet se festat e fundvitit po afrojnë dhe së bashku me to vjen edhe shpresa, që do t’i rikthehemi së shpejti normalitetit. Ndërsa shprehet për vitin e ri që vjen, TK bën me dije dhe aktivitetin artistik online. “Urojmë që, këtë vit të ri teatrot të rihapen dhe sallat të mbushen përsëri me ju, publik i mrekullueshëm. Teatri Kombëtar i kushtëzuar nga rrethanat e shkaktuara nga covid-19, vjen në muajin dhjetor me aktivitete artistike online”, bën me dije teatri. Në aktivitetet, që janë menduar të transmetohen online gjatë këtij muaji, Teatri Kombëtar shprehet se do të jenë dhe disa nga premierat teatrore, që prej vitit 2014. “Do të transmetohen për herë të parë në Facebook-un e Teatrit Kombëtar disa nga premierat më të bukura, që prej vitit 2014. Do të rikthehet përsëri cikli “The show must go on” me interpretimet më të mira nga aktorët e Teatrit Kombëtar. Gjithashtu, do të vazhdojmë me ciklin “Nostalgjia e teatrit” e plot surpriza të tjera për ju, të dashur miq”, thuhet në njoftimin e institucionit. Teatri Kombëtar për herë të parë disa muaj më parë këtë vit erdhi me programin që e quajti “The show must go on”. Një program që bëri bashkë aktorët e teatrit, ku sipas institucionit mund të ndiqej live në rrjetet sociale. Programi nisi në muajin prill dhe për “The show must go on” të Teatrit Kombëtar aktorët zhvilluar punën në shtëpitë e tyre, me pjesë të zgjedhura të krijimtarisë letrare, që u lexua në netët e “The show must go on”. Krijimtari e zgjedhur nga autorët si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, por dhe të huaj u lexua për disa net nga aktorët e Teatrit Kombëtar në këtë program.

Programi “The show must go on”

Për Teatrin Kombëtar programi “The show must go on” u zhvillua në muajin “Prilli i leximit” dhe e quante edhe si një udhëtim, me krijimtarinë letrare. ““Prilli i leximit” na ka gjetur këtë vit në shtëpi vendi më i sigurt për të gjithë ne. Ndaj me autorët dhe veprat më të njohura botërore si dhe aktorët më të mirë të skenës tonë, ju ftojmë të udhëtojmë së bashku përmes ekranit të rrjeteve sociale. Në Facebook (Teatri Kombëtar) dhe në Instagram (teatrikombëtar.tk)”, bënte me dije institucioni për këtë program, që është këtë muaj. Disa javë më parë Teatri Kombëtar bëri me dije se rikthente edhe “Netët e leximit të dramës shqipe” pas disa edicioneve më parë. Teatri lajmëronte se afati i vënë deri më datë 20 dhjetor për dorëzimin e veprave është për ti dhënë më shumë mundësi autorëve dhe regjisorëve. Teatri Kombëtar e hapi thirrjen për veprat në datën 5 nëntor të këtij viti dhe afati i mëparshëm i përcaktuar ka qenë deri më datë 5 të këtij muaji. Teatri njofton se në fund të këtij edicioni të “Netëve të leximit të dramës shqipe” do të bëjë me dije se cilat vepra do të jenë pjesë e repertorit të kalendarit artistik 2021-2022. Sipas Teatri Kombëtar pas suksesit dhe impaktit pozitiv me komunitetin artistik dhe teatërdashësit në edicionet paraardhëse, “Netët e leximit të dramës shqipe IV” vjen këtë vit në një formë të re. Në muajin nëntor, ky aktivitet iu dedikua arkivës artistike, me rastin e festave të nëntorit dhe u bë leximi i veprës “Hijet e natës” nga autori Vedat Kokona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here