Emërimi i Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm, gjykohet nga analisti Lutfi Dervishi si një përpjekje e kryeministrit Rama për të qetësuar ujërat mes opozitën. Sipas Dervishit, Çuçi nuk është një emër i kontestuar.
“Fillimisht është qetësimi i situatës, sepse Çuçi nuk ka retorikë agresive, më pas qetësimi i zërave brenda PS, ku u konfirmua aksioma që emrat që dalin fillimisht nuk janë të vërtetë, dhe faktori i tretë është që donte një figurë jo shumë të kontestuar nga opozita, me të cilën Çuçi ka qenë ndërmjetës për reformën zgjedhore, një person që shihet si teknik. Faktori i katërt ishte që duhej një figurë që mos të trazonte ujërat edhe me presidentin Meta, dhe reagimi pozitiv i presidentit për emërimet e Çuçit dhe Ekonomit e konfirmon këtë. Prandaj ishte një nga kandidaturat me të duhura”, thotë Dervishi për A2.
Gjithsesi, sipas tij “Ministri i Brendshëm nuk është vetëm policia, është një nga figurat kryesore për sa i përket pushtetit lokal. Çuçi e merr postin në një moment të vështirë, me dosjen ende të hapur për vrasjen e Klodian Rashës”.