Google search engine
Home Politike Meta përforcon qëndrimin ndaj Ramës: Çdo ide për ndryshim kufijsh në Ballkan...

Meta përforcon qëndrimin ndaj Ramës: Çdo ide për ndryshim kufijsh në Ballkan është e tmerrshme dhe kriminale

0
229

Presidenti Ilir Meta ka mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat me presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani.

Në prani të Osmanit, Meta u pyet nga gazetarët nëse i qëndron sërish deklaratave të tij të mëparshme për “Shengenin Ballkanik” dhe ndaj kryeministrit Edi Rama.

Meta u shpreh se çdo ide për ndryshim kufijsh në Ballkan është e tmerrshme dhe kriminale.

“Qëndrimi im ka qenë dhe është i qartë se çdo ide për ndryshim kufijsh në Ballkan është i tmerrshëm, sepse është provuar se është kriminal që sjell gjenocid, shkatërrim, armiqësi, dëme të jashtëzakonshme dhe shpopullim. Nuk mendoj se ka vend më që të ndodhë një eksperiment me Ballkanin. E vetmja zgjidhje është rruga evropiane. Për 20 vite kam patur dhe kam këtë qëndrim. Cilido që del jashtë këtyre qëndrimeve nuk është as në interes të popullit shqiptar dhe as në interes ruajtës së territorit shqiptar”,- tha Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here