Një takim romantik në formën e një loje mes Kiara Titos dhe Young Zerkës në “Shiko kush luan”, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Menjëherë pas transmetimit të emisionit nisën zërat se në fakt mes tyre kishte lindur vërtetë diçka, por e ftuar në “Roped With Olsi”, Tito tha se ishte e gjitha një shaka.
“Në fakt ajo nisi aty ku ishim të ftuar jo se kishim diçka konkrete. Nisi si lojë dhe tek videoja e lojës sonë kam lexuar komente “Janë super çift”, “Duket që e pëlqejnë njëri-tjetrin” dhe fillova ta shihja realisht Zerkën me një tjetër sy gjatë kohës që po shikoja videon.(qesh) Nuk ka lindur gjë jo. Ishte thjesht një lojë”, u shpreh Kiara.
Ndërkohë ditëne sotme e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, moderatorja ka treguar se ajo nuk e kishte takuar kurrë më parë këngëtarin. Kiara tha se mendonte se ai ishte shumë mendjemadh, por ndërroi opinion sapo u njoh me të.
“Nuk kemi asgjë. E kam njohur në atë puntatë të Luanës dhe fitova simpati për të, ishte një djalë shumë i edukuar. Deri diku kisha menduar se ka tangërllik, siç ndodh me personazhet, por asnjëherë nuk e kisha takuar, por kur e pashë live më gjuajti me top dhe më vrau tek gishti dhe më erdhi dhe më dha një përqafim”, tregoi Kiara për njohjen me Zerkën.