Google search engine
Home Politike “Do të marrin zvarrë naçut e Astirit o r*psh”/ Bëri deklaratën e...

“Do të marrin zvarrë naçut e Astirit o r*psh”/ Bëri deklaratën e fortë për protestat e dhunshme në Tiranë, kërcënohet pedagogu i njohur: Ç’kusur ka familja ime! Kemi marrë mbi 40…

0
355

Pedagogu Rezart Prifit bëri një deklaratë të fortë për protestat e dhunshme pas vrasjes së 25-vjeçarit në Tiranë nga efektivi i policisë. Mirëpo kjo deklaratë e tij që është keqkuptuar ka ngjallur reagime të shumta dhe ka arritur deri atje sa pedagogu ka marrë edhe kërcënime.

Në emisionin “Spotlight” të Alban Dudushit, Prifti u përpoq të shpjegonte përshkallëzimin e protestës, duke thënë se e dhuna dhe vandalizmat erdhën si pasojë e kushteve të jetesës së të rinjve, të cilët sipas tij janë lënë pas dore nga shteti dhe nuk kanë modele.

Sipas pedagogut, shoqëria shqiptare gjendet në një krizë intelektuale e kulturore. Prifti përdori një diskurs të fortë, duke thënë se të rinjtë vijnë nga getot, nga llumi i Astirit siç e quan ai, dhe nuk mund të presësh një sjellje ndryshe nga ata. Kjo deklaratë nxiti reagime, aq sa familja e tij dhe ai vetë është kërcënuar.

“Tallavaland! Shkruaj artikull 6 faqe, tre emisione ne TV nga dy ore, dy intervista ne radio per te folur per ide dhe per te sqaruar dhe barbaret shikojne vetem titullin! Ay ka shume te drejte kur thote kazan se perpos sajeses dhe cdo absurditeti ju nuk mbani pergjegjesi per asnje gje!

Per personin tim mund te sajosh cfare te duash sepse perderisa km zgjedhur te jetoj ne kete hale nuk e kam problem! Thuaj cte duash: me bej te PD, me bej te PS, me bej te LSI, me bej te lalit, me bej te Zamirit, ore te kujt te duash ti!

Une do them te verteten perhere se e kam ndare mendjen, do them mendimin tim ashtu si eshte dhe e kuptoj qe liria ka cmim dhe kjo ka kosto! Por kur mashtron dhe nxjerr nga konteksti te pakten  konsidero pasojat ndaj te treteve.

Familja ime ndodhet ne Astir dhe deri tani kam marre mbi 40 kercenime nga me absurdet te me ekstremet. Me beso nuk me tut gje mua, por nuk kane kusur familjaret e mi per fushatat kundra meje dhe per mungesen e pergjegjshmerise, moralit, rregullit, dhe te skrupullit te cilit do kazani”, shkruan pedagogu Prifti.

Ai publikon një foto teksa një person e ofendon dhe i thotë se të rinjtë e Astritit “do ta marrin zvarrë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here