Dy vite më parë “Noces & La stravaganza”, dy baletet e njohura të koreografit Angjelin Preljocaj dhe shfaqjet më të arrira skenike të trupës sonë të baletit, u prezantuan në disa nga teatrot e rëndësishëm të rajonit të Puglia-s, në “Teatro Giordano”, “Teatro Garibaldi”, “Teatro Abeliano”, “Teatro Apollo”. Teatri i Operës dhe Baletit shkruan se ky tur dy javor shfaqjesh nga trupa e baletit të TOB në Itali u realizua në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit nënshkruar nga ish ministrja e Kulturës dhe Presidenti i Rajonit të Puglia-s, z. Michele Emiliano në fushën e atit, kulturës dhe turizmit kulturor mes Shqipërisë dhe Rajonit të Puglia-s. “Një prezantim i suksesshëm i artistëve tanë të baletit në skenën e madhe evropiane, i faktuar me sallat e tejmbushura dhe jehonën e madhe që i bëri shtypi italian i kohës”, shkruan Teatri i Operës dhe Baletit. Baleti “Noces” i vënë në skenë nga Angelin Preljocaj u krijua në vitin 1989, me muzikë të Igor Stravinski. “La Stravaganza” është krijuar në vitin 1997, me koreografi të Angelin Preljocaj, muzikë të Antonio Vivald. Në të dyja kot vepra do të interpretojnë artistët e trupës së baletit të TKOB. N ënjë reagim të tij më parë koreografi i njohur Preljocaj u shpreh për baletin “Noces”. Në lidhej me përmbajtjen e kësaj shfaqje, ai është shprehur se gjithmonë dasmat i janë dukur si tragjedi të çuditshme. “Ndoshta, nisur nga tradita ballkanase apo thjesht prej fantazisë së gjallë të një fëmije, instiktivisht e kam ditur që kishte një mister që shoqëronte figurën e nuses, e cila asnjëherë nuk shfaqej gjatë festimeve të dasmës së saj. Si një lloj monedhe që kalon nga një familje në një tjetër, shfaqet nusja në momentin e fundit, kur euforia e një dite të kaluar mes zhurmës dhe festimeve shuhet. Të gjithë i kanë sytë nga ajo, një pasqyrim i mbuluar me vello i dramës që nuk mund të injorohet më. Dhe ashtu si në vargun e një marshi funebër, ajo do të ecë ngadalë, me sytë plot lot, drejt përdhunimit të ligjëruar”, shprehej Preljocaj për “Noces”. Angelin Preljocaj (lindi më 19 janar 1957) është valltar dhe koreograf francez me origjine shqiptare. Koreografia e tij përshkruhet si interpretimin i baletit klasik, rezulut dhe modern. Ai konsiderohet si një nga koreografët më të rëndësishëm të kohës së sotme. Ai ju bashkëngjit Baletit të Operës Nacionale në Paris në vitet ’90, dhe udhëheq kompaninë e tij që nga viti 1985







































