Google search engine
Home Politike Sali Berisha lëshon deklaratën e papritur: Nuk doja të zgjidhesha kryetar i...

Sali Berisha lëshon deklaratën e papritur: Nuk doja të zgjidhesha kryetar i PD, ja pse kam propozuar Azem Hajdarin

0
289

Ish kryeministri Sali Berisha ka treguar se si u zgjodh në krye të Partisë Demokratike në krijimin e saj.

Sipas tij, në fillim është propozuar Azem Hajdari, por më pas rrodhën ngjarjet që Berisha të zgjidhej kryetar i Partisë Demokratike.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: Si erdhët në krye të Partisë Demokratike?

Sali Breisha: Kam propozuar Azem Hajdarin për kryetar.

Për shkak të shkrimeve dhe disa faktorve të tjerë, unë kisha një status më të veçantë në atë Komision shqiptar të PD-së. Isha i përqendruar tërësisht në programin politik dhe nëse ju i riktheheni pak fjalimit tim të dislegalizimit, ai është fjalimi i jetësimit në çdo aspekt.

Por pasi iu bë puç Azemit, se unë puç e quaj, atëherë e vërteta është, jam marrë intesivisht më zgjidhjen e problemit.

Dhe unë kam qenë kategorik kundër kandidimit tim për kryetar. Pas meje që nuk donte të kandidonte ishte Gramoz Pashko.

Aty u zgjodhën disa anëtarë të rinj në Komision Drejtues dhe këta anetarët e rinj thanë: Kur këta që janë më të vjetër nuk duan të marrin detyrën e kryetarit pse na kërkoni neve?

Dhe pikërisht kjo na detyroi të hynim në garë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here