Google search engine
Home Aktualitet Saga e vrasjeve në Rrëshen / Vjen reagimi i fortë i familjes...

Saga e vrasjeve në Rrëshen / Vjen reagimi i fortë i familjes Reçi pas ekzekutimit të 51-vjeçarit

0
381

Anton Keli ka mbetur i vdekur sot në Rrëshen. Ai është kushëri i parë me Tonin dhe Preng Gjinin, dy vëllezërit që kanë hasmëri të hapura me fisin Reçi në qytetin e Rrëshenit.Tonin Gjini mbeti i vdekur nga ky konflikt mesditen e 12 gushtit 2019 dhe dyshimet të lidhin me familjen Reçi.

Avokati Aleksandër Ndrejaj në emër të familjes Reçi deklaron se nuk ka asnjë lidhje me krimin e ndodhur sot.

Familja mohon kategorikisht implikimin me vrasjen e 51-vjeçarit dhe thotë se vrasjen e djalit të tyre Kastriotit ia kanë lënë në dorë prokurorisë dhe policisë.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot pasdite në Rrëshen, deklarojmë se familja Reçi nuk ka asnjë lidhje apo implikim me këtë ngjarje. Në lidhje me fatkeqësitë tona familjare për ngjarjet që kanë ndodhur ne ia kemi lënë në dorë Prokurorisë dhe policisë për të gjetur autoret për vrasjen e Kastriotit. Me këto veprime në media që po aludohen po fusin në konflikte të paqena familjen Reçi”, thuhet në mesazhin e Ndrejajt, përfaqësues i familjes Reçi në Rrëshen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here