Ditën e djeshme Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka dërguar një emër Kuvendit, atë të Altin Binajt, anëtar për në Gjykatën Kushtetuese. Binaj pritet të votohet seancën e së enjtes në parlament.
Komisioni i Ligjeve ka votuar Altin Binaj si kandidat për anëtar në Gjykatën Kushtetuese.
“Komisioni i ligjeve voton z. Altin Binaj si kandidat për anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Kuvendi i Shqipërisë përmbushi detyrimin kushtetues duke plotësuar 3 vendet e lira në këtë Gjykatë.
Uroj që seanca plenare të votojë raportin e komisionit të ligjeve”,- shkruan Hysi.
Deri më tani KED e ka vlerësuar, por nuk e ka pikëzuar kandidaten Sonila Beitia.








































