Terroristja shqiptare Lubjana Gjecaj është dënuar me tre vite burgim. Ajo rekrutonte të rinjtë për në Siri.
43-vjeçarja, nënë e 3 fëmijëve ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal terrorist, që kryente martesa mes të rinjve dhe i dërgonte ata në Turqi, dhe më pas në Siri për të luftuar për të ashtuquajturin Shteti Islamik.
Pas 8 muajve hetime në 2014, në një operacion të gjerë të shtrirë në disa qytete në Itali dhe në Lushnje të Shqipërisë, 10 persona ranë në pranga (4 italianë, 5 shqiptarë dhe 1 kanadez). Pjesë e këtij grupi ishin edhe Baki Çoku, Dritan Gjeçaj, Aldo Kobuzi dhe Arta Kakabuni.





































