Google search engine
Home Bota Rajoni Pas protestave të dhunshme në Shqipëri/ Shikoni çfarë po ndodh në Janinë...

Pas protestave të dhunshme në Shqipëri/ Shikoni çfarë po ndodh në Janinë për vrasjen e Klodian Rashës

0
275

Vrasja e Klodian Rashës ka shkaktuar protesta masive në vendin tonë prej disa ditësh, ku janë shoqëruar edhe me tensione, incidente, goditje dhe dëmtim të institucioneve publike dhe private.

Pas Shqipërisë ditën e sotme kanë nisur protestat në Greqi. Përpara sheshit janë grumbulluar disa të rinj që janë pjesë e lëvizjes “Gesture” ku protestuan para Konsullatës shqiptare në Janinë me një banderolë të madhe ku shkruhej në shqip dhe greqisht “Shqipëria dhe Greqia janë shtete policore” dhe “Në Shqipëri dhe Greqi kundërshtari është shteti dhe policia”.

Protesta e të rinjve në Janinë zgjati 1 orë.  Gjithashtu janë hedhur edhe fletushka me mbishkrime ku denoncohet vrasja e 25 vjeçarit Rasha nga polici shqiptar. Në fund të rinjtë hodhën bluzat e tyre në rrugë në shenjë proteste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here