Gazetari i kronikës, Spartak Koka ka komentuar me detaje vrasjen nga efektivi të Klodian Rashës.
Sipas tij, policia kishte një nxitim të pajustifikuar për të dhënë informacione për ngjarjen.
“Nuk ka ndodhur që policia të sjellë një komunikatë që në orën 3 të natës. Komunikata e dytë ishte e mëngjesit në 8, që është gjetur një pistoletë pranë vendit të ngjarjes. Pistoleta është gjetur në krahun tjetër të rrugës, në një rrugicë dytësore që nuk ka lidhje me ngjarjen….Unë kam prova për këtë ngjarje, por kam vendosur të respektoj hetimin. M’u kërkua që të mos publikoj as pamjet e kamerave të sigurisë. Është hera e dytë që ndjej këtë trysni për të mos publikuar fakte reale,” tha ai.
I pyetur se cili do jetë elementi që zbardh ngjarjen, ai tha: “Zbulimi se kush ka vendosur pistoletën do i japë përgjigje të gjithë kazusit për të justifikuar vrasjen”.







































