Google search engine

    Kush është i ekzekutuari në Rrëshen/ Zbulohen lidhjet e tij me të plagosurin me tritol tek ura e ‘Vasil Shantos’

    0
    357

    Rrësheni u trondit mbrëmjen e sotme nga një vrasje me armë zjarri. Viktima është Anton Keli.

    Burime zyrtare të policisë thonë 51-vjeçari ishte në rrugë, kur u qëllua nga persona ende të paidentifikuar.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 17:40.

    Ndërkohë, në vendngjarje shkuan autoritetet policore, të cilat nisën punën për të zbardhjen rrethanat e ngjarjes. Aktualisht efektivët e policisë së bashku me FNSH-së po krehin zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

    Kush është Anton Keli?

    Nga burimet policore mësohet se Anton Keli është i afërm i Tonin Gjinit,  i njohur edhe me emrin Armando Gjini, i cili u ekzekutua më 12 Gusht 2019 në qytetin e Rrëshenit. Ngjarja ndodhi në mes të ditës kur Tonin Gjini po priste në makinë bashkëshorten e tij.

    Një vit më vonë u tentua të vritet edhe vëllai i Tonin Gjinit. Preng Gjini mbeti i plagosur në një shpërthim të fuqishëm me tritol që tronditi Tiranën më 15 Shtator 2020, pranë urës te zona e ‘Vasil Shantos’. Preng Gjinit i ishte vendosur një sasi e konsiderueshme lënde eksplozive poshtë makinës.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here