Komisioni i Posaçëm është mbledhur ditën e sotme për të shqyrtuar veprimtarinë parlamentare të vitit 2011, në lidhje me raportin e raportuesit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Dick Marty.
Ky komision është nën drejtimin e socialistit Ulsi Manja, ndërkohë që relatore të çështjes janë caktuar Klotilda Bushka dhe Elena Xhina, pjesë përbërëse e Komisionit është dhe deputeti Muslim Murrizi nga ana e opozitës parlamentare. Murrizi në fjalën e tij kërkoi që që komisioni të thërrasë dëshmitarë të çështjes, dhe të mos mbetet vetëm në shkresave.
Gjithashtu deputeti i opozitës parlamentare kërkoi thirrjen në komision të ish-kryeministrit Majko dhe ish-shefit të SHIK-ut Fatos Klosi.
Nga ana tjetër kryetari i Komisionit Ulsi Manja bëri me dije se seancat dëgjimore do të planifikohen në funksion të dokumentave që do të vijnë dhe sipas tij dokumentacioni duhet të përmbyllet deri në Shkurt.
Manja deklaroi se raporti përmbledhës duhet të jetë gati në muajin mars, për t’u miratuar pastaj në projekt-rezolutë nga ana e parlamentit shqiptar brenda po këtij muaji.





































