Ka përfunduar pak çaste më parë vizita e kryeministrit Rama në familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u vra tragjikisht nga efektivi i policisë.
Kjo vizitë e Ramës erdhi menjëherë pas intervistës së babait të 25-vjeçarit, Qazim Rasha, i cili e konsideroi si një vrasje të dytë vendimin e qeverisë ku teksa i akordoi një pension special shkruante se kjo ishte një vrasje aksidentale.
Ndërkohe ende nuk dihen detaje se çfarë u diskutua sot mes familjes Rasha dhe kryeministrit.
Rama shihet i shoqëruar nga dy anëtarë të familjes Rasha të cilët e shoqërojnë deri në dalje të rrugës, aty ku e priste makina.
Rama nuk zgjodhi të fliste për gazetarët e pranishëm duke vendosur që të largohej menjëherë pas takimit.












































