Google search engine
Home Politike E përzgjodhët ju Bashën si kryetar të PD?/ Berisha befason me përgjigjen...

E përzgjodhët ju Bashën si kryetar të PD?/ Berisha befason me përgjigjen e tij: E njihja bashkë me Aurelën, ishte gjimnazist

0
370

 Ish-kryeministri Sali Berisha rrëfeu mbrëmjen e djeshme se kryedemokratin Lulzim Basha e ka njohur në vitin 1991, kur ai shoqëronte një mjek të njohur, edhe pse në atë kohë ishte vetëm një gjimnazist.

I pyetur se përse vendosi që ta bënte pjesë të Partisë Demokratike, ish-kryeministri tha se nuk ka qenë ai që e ka zgjedhur Bashën, por ka shkuar ai vetë, bashkë me Sokol Olldashin.

Pjesë nga biseda:

Sali Berisha: Lulzim Bashën e kam njohur në vitin 90-91, shoqëronte një mjek që punon për të drejtat e njeriut në Kosovë ai mjeku. Atëherë Lulzimi ishte gjimnazist. Shkoi për studime në Holandë dhe i njihja. Njihja të shoqen, Aurelën që punonte me një think tank të Instituti Demokratik Amerikan. Kisha një njohje, kontakte jo të afërta, por kisha një njohje.

Blendi Fevziu: A e përzgjodhët ju Lulzim Bashën në krye të Partisë Demokratike?

Sali Berisha: Absolutisht jo!

Blendi Fevziu: Nuk ndërhytë fare në proces?

Sali Berisha: Jo. Erdhi dhe më tha. Pas tij erdhi i ndjeri Sokol Olldashi.

Blendi Fevziu: Nga nënkryetarët tuaj?

Sali Berisha: Asnjëri. Vetëm këta të dy erdhën dhe që të dy u mbështetën. Unë mendova që udhëheqja tjetër e partisë të mos lobonte as për njërin as për tjetrin. Këtë u kujdesa unë që partia të ishte indiferente. Për të mos krijuar çarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here