Google search engine
Home Aktualitet Durrës protestojnë me arkivol para Drejtorisë së Policisë

Durrës protestojnë me arkivol para Drejtorisë së Policisë

0
221

Qytetarët kanë dalë sot në protestë në shenjë rebelimi për vrasjen e të riut Klodian Rasha, nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.

Numri i qytetarëve në Sheshin “Skëndërbej” është më i vogël se netët e mëparshme.

Mësohet se në terren janë dhe autoblindat dhe njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë. Ndërkohë në Kryeministri policia është vendosur para këtij institucioni dhe në rrugët që lidhin këtë godinë.

Nga ana tjetër disa të rinj në Durrës kanë gjetur një formë ndryshe dhe shumë simbolike për të protestuar

Ata ishin nisur drejt Drejtorisë së Policisë, duke mbajtur një arkivol të mbuluar me flamurin shqiptar në duar, ndërsa janë ndalur nga efektivët, raporton neësbomb.

Mësohet se ata janë ndaluar në afërsi të rrethrrotullimit, ndërsa në polici është shoqëruar kreu i FRPD-së në Durrës, Artjon Bajrami.

Të rinjtë pohuan se zgjodhën që të protestonin me një arkivol për të treguar simbolin se ‘Drejtësia ka vdekur’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here