Rrugica ku u vra 25-vjeçari Klodian Rasha do të mbajë emrin e tij. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se kërkesa është bërë nga babai i tij, Qazim Rasha.
Kryebashkiaku Veliaj tha se kerkesen do ta kalojnë javes tjeter në këshillin bashkiak.
“Isha për vizitë atye kanë kërkuar që ti vënë asaj rrugicës emrin e djalit të tyre. Do ta kalojmë javës tjetër në këshillit bashkia. I ati tha dua të kaloj këtu dhe të paktën kur të shikoj tabëlen të më duket sikur e takoj përditë”, tha Veliaj.
Ndërkohë, Veliaj nuk la pa sulmuar edhe opozitën, për të cilën tha se nuk e kanë hallin tek njerëzit, por tek zgjedhjet.
“Familja që ka hall thotë dua drejtësi për hallin tim, por mos e shkatërroni qytetin. Këta nuk kanë hallin e miletit, por të zgjedhjeve. Sa herë këta shkatërrojnë me keq humbasin”, u shpreh Veliaj.





































