Google search engine
Home Lifestyle Shëndet A shkakton infertilitet tek gratë vaksina anti-COVID/ Ekspertët britanikë bëjnë publike të...

A shkakton infertilitet tek gratë vaksina anti-COVID/ Ekspertët britanikë bëjnë publike të dhënat e rëndësishme

0
337

Mbretëria e Bashkuar ka nisur vaksinimin e popullsisë kundër COVID-19, mirëpo nuk mungojnë as lajmet në lidhje me efektet anësore të kësaj vaksine.

Platformat e rrjeteve sociale u mbushën me lajme në lidhje me një titull alarmues që pretendonte se vaksina e koronavirusit nga Pfizer-BioNTech, mund të shkaktojë infertilitet te gratë.

Por ekspertët kanë deklaruar se këto pretendime janë të pabazuara. “Është një mit, nuk është i vërtetë– nuk ka prova që mbështesin perceptimin e tyre”, tha Saad Omer, një ekspert i vaksinave në Universitetin Yale.

Këtë javë, Administrata e Ushqimit dhe Barnave  tha se vaksina mund të mbrojë njerëzit kundër zhvillimit të COVID-19 pa shkaktuar efekte anësore serioze. Vaksina  Pfizer ka marrë dritën dritën jeshile në Britani dhe Kanada.

Lajmet në lidhje me infertilitetin u nxitën nga një artikull i botuar nga një blog i quajtur “Health and Money News”, i cili pretendonte në mënyrë të gabuar se vaksina e Pfizer përmbante një proteinë që luan një rol vendimtar në zhvillimin e placentës, duke shkaktuar infertilitet.

Pretendimet e pabazuara u morën nga një peticion i shkruar nga Michael Yeadon, një mjek britanik në pension dhe ish-punonjës i Pfizer, i cili më parë është kritikuar për pikëpamjet e tij të gabuara në lidhje me koronavirusin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here