Google search engine
Home Bota U tha se ai do të jetë një ndër të parë që...

U tha se ai do të jetë një ndër të parë që do të bëjë vaksinën anti-COVID në SHBA/ Donald Trump merr vendimin e papritur

0
240

Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Trump ka dalë me një deklaratë të papritur. Trump mohon lajmet e fundit se është planifikuar së ai të jetë një ndër të parët që do marrë vaksinën ndaj COVID-19.

Mediat amerikane njoftuan se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë do ishin ndër të parët që do e merrnin vaksinën ndaj COVID-19, që fillon që sot në SHBA, por duket se Trump ka ndryshuar planet.

Sipas Presidentit në detyrë të SHBA, zyrtarët që punojnë në Shtëpinë e Bardhë duhet ta marrin më vonë, përjashtim vetëm rastet e nevojshme.

Ai konfirmon se e ka kërkuar këtë rregullim për zyrtarët në Shtëpinë e Bardhë dhe se shpreson që dhe vetë të vaksinohet në kohën e duhur.

STATUSI NGA DONALD TRUMP:

Njerëzit që punojnë në Shtëpinë e Bardhë duhet të marrin vaksinën disi më vonë në program, përveç nëse është e nevojshme posaçërisht. Unë kam kërkuar që të bëhet ky rregullim. Nuk jam planifikuar të marr vaksinën, por shpresoj ta bëj këtë në kohën e duhur. Faleminderit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here