Një aksion ‘blic’ anti-droge është zhvilluar sot në Vlorë ku kanë rënë në prangat e policisë rreth 30 persona.
Mësohet se ata janë arrestuar pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike dhe kultivim.
Rrjeti ka qenë në survejim prej disa kohësh dhe policia lokale ka arritur të sekuestrojë një sasi të konsiderueshme kanabis. Sakaq, operacioni vijon ende në kontrollin e disa bazave dhe banesave në të cilat policia lokale dyshon se mund të gjej elementë që ndihmojnë hetimin. Për të gjithë të ndaluarit tashmë janë prerë urdhër arrestet e posaçëm.








































