Vrasja e Klodian Rashës nga një efektiv policie ka çuar në 5 ditë protesta nga të rinjve ku nuk kanë munguar incidentet dhe aktet e dhunës, ndërsa protesta me numër më të reduktuar vijon sot në ditën e gjashtë.
Sociologu Gëzim Tushi ka folur për situatën në News 24, ku thotë se protesta lidhet me një ngjarje tragjike, ndërsa shton se nëse policia nuk ruan rendin, nuk zbaton detyrat dhe nuk mban përgjegjësi: Atëherë futemi në një ekuacion që duket pa zgjedhje!
Më tej ai shtoi:
‘Ka detyra dhe përgjegjësi, ruajtja e rendit nga ana e policisë, këto janë detyra kushtetuese, nëse nuk i ruan këto edhe policia hyn në krim, pra nuk ruan pronën publike, nuk mbron pronën e qytetarit, jemi futur në një ekuacion që duket pa zgjidhje’.







































