Google search engine
Home Aktualitet Ndalon në rrugë shoferin, e rreh dhe tenton t’i vjedhë makinën, por...

Ndalon në rrugë shoferin, e rreh dhe tenton t’i vjedhë makinën, por nuk përfundon me kaq aventura e të riut në Berat

0
345

Policia e Beratit me anë të një njoftimi zyrtar bën me dije se ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi tentoi të vidhte me dhunë automjetin e tij. 

Polica ra në gjurmët e tij pas denoncimit të 36 vjeçarit të dhunuar.

NJOFTIMI I PLOTË
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Z., 31 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Drenovicë, ka goditur me sende të forta shtetasin A. Ç., 36 vjeç dhe ka tentuar t’i vjedhë me dhunë automjetin e tij.

Menjëherë, pronari i mjetit ka lajmëruar shërbimet e Policisë dhe falë ndërhyrjes së menjëhershme u bë arrestimi i autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here