Aktori i njohur Cekja i ftuar dje në rubrikën “Fermë” në emisionin “E Diell” foli rreth disa skenave të roleve që ai ka luajtur ndër vite.
Ervini nuk ka nguruar për ta ngacmuar për batutat e telekomedive më të famshme të Cekes siç janë: Cili është babai i mushkës tek telekomedia e fjalëkryqit, Lekët fallco se kush i kishte futur dhe Një baba tepër ku batuta ishte një gjë të bëhet po se ç’të bëhet s’më kujtohet sa inat më vjen, por aktori i njohur Cekja i ka rrëfyer të gjitha.
“ Edhe sot e kësaj dite nuk e kam gjetur se kush është babai i mushkës, ja do pyes ndonjë fshatar këtej meqë erdhëm. Tek 5 mijëshja më vajti mendja se kot nuk thonë manjaku manjak, borxhliu borxhli dhe ata doktorët mashtruesa. Në jetën reale nuk jam i fiksuar pas lekëve, unë të kem lek i bëj tap i bëj të gjitha rrush e kumbulla. Kishte harruar të bënte edhe atë punë, nuk i dal para pasqyrës tani në jetën reale pa pasqyrë fare yhh direkt”, tha Cekja.










































