Një lajm i bukur vjen nga çifti simpatik i showbiz-it shqiptar. Reperi i njohur, Ledri Vula është bërë ditën e sotme baba për herë të parë.
Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur se partnerja e Ledrit Sara Hoxha, ka lindur gjatë ditës së sotme.Çifti janë bërë prindër të një vajze teksa emri i vogëlushës nuk është bërë i ditur akoma.
Ledri e as Sara ende nuk kanë bërë asgjë publike në rrjete sociale. Kujtojmë që çifti gjatë kësaj periudhe po jeton në Gjermani.