Google search engine
Home Politike Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet në Kodin Penal/ SPAK ‘merr’ në dorë...

Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet në Kodin Penal/ SPAK ‘merr’ në dorë krimet zgjedhore

0
305

Ndryshimet në Ligjin për Organizimin e Prokurorisë janë miratuar ditën e sotme nga Komisioni i Ligjeve. Sipas ndryshimeve të reja, SPAK do të hetojë krimin zgjedhor.

Kuvendi ka pranuar sugjerimet e OSBE-së, por Prokuroria e Posaçme do të hetojë vetëm korrupsionin aktiv në zgjedhje, jo atë pasiv.

Kjo do të thotë se prokuroria speciale do të hetojë ata që blejnë votat, por jo ata votues që kërkojnë para në këmbim të votës.

Për këto ndryshime ligjore, SPAK ka kërkuar staf shtesë në Byronë Kombëtare të Hetimit, për t’u rritur numri i prokurorëve dhe hetuesve.

Po ashtu, SPAK do të detyrohet të raportojë në KQZ krimet zgjedhore, por pa cenuar sekretin hetimor.

Është miratuar edhe amnistia penale e atyre që bashkëpunojnë për zbulimin e krimeve zgjedhore. Paketa zgjedhore pritet të miratohet me 17 dhjetor në Kuvend.

Kundër këtij ligji votoi vetëm deputeti Ardiatik Alimadhi, i cili tha se edhe në Kuvend ka votuar kundër marrëveshjes së 5 qershorit mes partive politike. “Këto subjekte politike e kanë shpikur fenomenin e vjedhjes së votës”, u shpreh Alimadhi.

Ndryshimet që u miratuan sot kane hequr detyrimin që Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK-u t’i japin informacion Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here