Google search engine
Home Aktualitet I dhanë pension për ‘vdekje aksidentale’/Reagon për herë të parë babai i...

I dhanë pension për ‘vdekje aksidentale’/Reagon për herë të parë babai i Klodian Rashës: Ajo është një metodë që…

0
272

Qeveria ka marrë vendim që familjes së Klodian Rashës t’i lidhet një pension i veçantë, pasi 25 vjeçari u vra nga një fektiv policie në datën 8 dhjetor.

Sipas vendimit të fundit, familja e viktimës do të përfitojë 96 mijë lekë të reja në muaj, ndërsa vendimi është firmosur nga kryeministri Rama.

I pyetur nga mediat se si e cilëson vendimin e qeverisë për dhënien e pensionit social, babai i 25-vjeçarit tha:

“Ajo është një metodë, një vlerësim që mund të bëhet në një lloj aspekti, por unë nuk kam hallin e pensionit, por hallin e dhimbjes së djalit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here