Google search engine

    Filmi “Ngjitëse”, një dramë me ngjarje që zhvillohen në kohët e sotme

    0
    420

    Filmi “Ngjitëse” është projekti më i fundit në fushën e kinematografisë i regjisorit Ardit Sadiku. Në fushën e kinematografisë, si regjisor disa filma të ndryshëm janë gjatë këtyre viteve të fundit nga Ardit Sadiku dhe më i fundit është “Ngjitëse”, që i vendos ngjarjet në qytetin e Shkodrës. Një film, i cili u xhirua gjatë muajit qershor të këtij viti, por regjisori Ardit Sadiku e përfundoi këtë projekt kinematografik në punën e tij. Regjisori Ardit Sadiku ka në aktivitetin e tij me kinematografinë deri tani 11 filma artistikë. Shtatë janë me metrazh të shkurtër dhe katër me metrazh të gjatë. Filmi “Ngjitëse”, një dramë me historinë e tij shënon dhe projektin e 11 në fushën e kinemasë për regjisorin Ardit Sadiku. Në një reagim të tij regjisori thotë se puna me filmin nisi kur ishte premiera e një tjetër filmi më parë, ai me titull “Takim në Ajër”. “Projekti kinematografik “Ngjitëse” nisi kur po ngjisja postera për premierën e filmit “Takim në Ajër”. Kisha dhe një djalë, duke më ndihmuar dhe i njëjti djalë është dhe në filmin “Ngjitëse”. Koha e pandemisë bëri të rritet papunësia dhe pikërisht në atë poster djali po kërkon punëtorë”, tregon regjisori Sadiku për filmin e tij, që ka në role protagoniste aktorët Anton Rrukaj dhe David Boseta. Filmi “Ngjitëse” një dramë me historinë e tij i vendos ngjarjet në qytetin e Shkodrës dhe rrëfen për Simonin, që ka punësuar Tonin për të ngjitur postera në të gjithë qytetin për të kërkuar krah pune. Ne shohim punëtorë të papunë në çdo cep të qytetit, por pavarësisht përpjekjeve të Tonit për të gjetur punëtorë askush nuk u përgjigjet këtyre posterave. Në film njerëzit presin e presin, shikojnë posterin dhe nuk kanë ndonjë reagim, përkundrazi, e observojnë Tonin duke ngjitur postera me habi. Të njëjtën gjë bën dhe Simoni që e ka punësuar Tonin, ai qëndron në park me telefon në dorë, si dhe shikon Tonin padijeninë e tij nga paranoja që ka për punëtorin derisa irritohet me Tonin, që nuk po i jep puna rezultat.

     Puna me projektin

    Aktorët në filmin me regji nga Ardit Sadiku janë Anton Rrukaj (Toni) që ngjit posterat dhe David Boseta (Simoni) punëdhënësi i Tonit. Regjisori Ardit Sadiku tregon se për Antonin projekti kinematografik “Ngjitëse” një dramë me historinë e tij në ditët tona është filmi i parë, ndërsa me Davidin kishte punuar më parë në filmin “Takim në Ajër” në rolin e neuropsikiatrit. “Të dy kishin kimi dhe jam shumë i kënaqur me rezultatin pasi nuk duket ndonjë lojë autoriale, por diçka reale dhe e sinqertë”, thotë regjisori. Tashmë filmi ka mbaruar, por regjisori Ardit Sadiku thotë se puna më e madhe ka qenë para se të xhirohej filmi “Ngjitëse”. Ai thotë se përpara kësaj kohe është takuar disa herë me aktorët për të folur rreth filmit dhe personazheve, pasi filmi është xhiruar pa skenar. “Gjithçka ka shkuar mirë, nuk kemi pasur vështirësi pasi puna më e madhe ishte bërë në përgatitje dhe gjatë xhirimit vetëm kemi krijuar. Punën ma ka bërë shumë të lehtë dhe drejtori i fotografisë Endrit Shkreta me punën e tij, kamera nuk tërheq vëmendje por duket thjesht një observues dhe pikërisht kjo rrit realizmin”, thotë mes të tjerave regjisori Ardit Sadiku për filmin, që xhirua gjatë këtij viti të vështirë prej pandemisë. Regjisori tregon se premiera ishte në “Dokufest” këtë vit dhe konkurroi për filmin kombëtar më të mirë. Në muajin nëntor u shfaq në “Alexandria International Film Festival” ku u shpërblye me “Special Mention”. Filmi “Ngjitëse”, do shfaqet dhe në festivale të tjera të rëndësishëm vitin e ardhshëm.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here