Google search engine
Home Aktualitet Atentat me armë zjarri ndaj dy shqiptarëve në mes të Athinës, plagoset...

Atentat me armë zjarri ndaj dy shqiptarëve në mes të Athinës, plagoset një prej tyre

0
281

Një shqiptar ka mbetur i plagosur pas një shkëmbimi me armë zjarri në Athinë. Ngjarja ndodhi në Patision, lagje qendrore dhe e mbipopulluar e Athinës, ku të përfshirë në incidentë janë disa shqiptarë.

Sipas të dhënave paraprake dy rrugica larg pikës ku u ndodhi ngjarja, polici greke ndaloi automjetin e dëmtuar nga plumbat, me dy shqiptarë dhe një gjeorgjiane. Një nga dy shqiptarët është plagosur me armë në shpatull, ndërsa plumbat kanë thyer xhamat e makinës.


Shqiptarët denoncuan se u qëlluan me armë në rrugicat afër postbllokut të policisë, nga persona të paidentifikuar. Policia vijon hetimet për ngjarjen në një orar me shumë qarkullim dhe rrugët plot qytetarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here